Top News/ Blinken, i dëshpëruar për armëpushim/ Vizita e 11 në Izrael që nga fillimi i luftës
22/10/2024 11:49

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në izrael të martën në vizitën e tij të 11-të në rajon që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Ai pritet të takohet me zyrtarët kryesorë, teksa SHBA-ja po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinëar. Blinken arriti në Izrael disa orë pasi Hezbollahu lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror të martën. SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për muaj të tërë kanë ndërmjetësuar bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, duke tentuar të arrihet një marrëveshje në mënyrë që Hamasi të lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës dhe të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, akuzuan njëri-tjetrin për vendosje të kushteve të papranueshme gjatë verës dhe bisedimet u ndërprenë në muajin gusht. SHBA-ja po ashtu po tenton të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, por këto përpjekje dështuan kur muajin e kaluar u rritën tensionet dhe Izraeli kreu një sërë sulmesh, duke vrarë edhe liderin e grupit, Hassan Nasrallahun, dhe komandantë të tjerë të lartë. Izraeli aktualisht është duke kryer një operacion të madh në veri të Gazës. Po ashtu, Izraeli po kryen një sërë sulmesh në mbarë Libanin, duke shënjestruar Hezbollahun.

Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
DIGITALB DIGITALB