Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.