Microsoft ka mbrojtur propozimin e tij për të blerë Activision Blizzard - prodhuesi i Call of Duty dhe Candy Crush - në një seancë dëgjimore para autoriteteve të Bashkimit Europian, që i tremben zhdukjes së konkurrencës në këtë treg. Microsoft thotë se beson se marrëveshja prej 68.7 miliardë dollarësh do të sjellë më shumë mundësi zgjedhje për më shumë lojtarë.