Kompania hungareze, MOL, mund ta blejë një pjesë të aksioneve në Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse. Sipas shefit të kabinetit të kryesminitrit Viktor Orban, bisedimet janë ende duke vazhduar. Serbia duhet ta gjejë një blerës për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse. Sanksionet amerikane kanë shkaktuar ndalimin e furnizimit me naftë të papërpunuar nga tubacioni kroat, JANAF.