Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork SHBA, më 14 gusht 2025, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, këngëtarja i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollar për shpifje. Bleona Qereti pretendon se Kokalari, me deklaratat e saj ku përfshin politikanë dhe vipa të tjerë shqiptarë ka vendosur në gojë të saj deklarata që vetë këngëtarja s’i ka thënë kurrë. Qerreti thotë se Kokalari i ka dëmtuar karrierën përmes fushatës shpifëse të qëllimshme për interesat e saj personale. Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, avokatët e këngëtares shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se "bazohen në gjëra që Bleona vetë i ka thënë”.