Nëse në planin politik e diplomatik, lufta ka afruar Shqipërinë me Ukrainën më shumë se kurrë, në rrafshin ekonomik marrëdhëniet mbeten modeste. Të dhënat zyrtare nga INSTAT në Shqipëri dhe agjencia ukrainase e statistikave tregojnë se para shpërthimit të luftës, vlera e volumit tregtar mes dy vendeve ishte në rreth 40 milionë dollarë. Pas shpërthimit të luftës, vlera e tregtisë thuajse u dyfishua, por jo volumi i saj. Arsyeja e dyfishimit lidhej me shtrenjtimin e produkteve pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.