Blegtorët në Gjirokastër kanë dalë sërish për të protestuar për kërkesat e tyre, për të cilat pretendojnë se nuk janë plotësuar prej Ministrisë së Bujqësisë. Raportohet se blegtorë nga 10 bashki të jugut kanë bllokuar për disa minuta hyrjen e aksit nacional Kardhiq-Delvinë duke sjellë në vëmendje edhe një herë kërkesat e paplotësuara.