Ilir Selmani, i njohur ndryshe me epitetin “Boskieri”, i dënuar me 28 vite burg për vrasjen Santiago Malko të ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit 2019. Selmani dëshmoi në procesin ndaj Leonard Dukës, Erlis Dukës e të tjere, të akuzuar për të njëjtën ngjarje, duke këmbëngulur në pafajasinë e tij. Selmani pretendon se është dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë dhe me deklarimet e Blendi Tetës, i cili ishte marrë peng nga Ervis Martinaj, ishte dhunuar dhe kërcënuar se do të murosej.