Në këto momente ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po jep dëshminë e tij në Prokurorinë e Beratit. Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me vjedhjen e një sasie metalesh për skrap në kombinatin metalurgjik të Poliçanit. Për këtë akt organi i akuzës ka nisur procedim penal gjatë vitit 2022.