Ka nisur faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Pjesë e garës është edhe Ditmir Hoda, djali i Zeqir Hodës anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili është edhe pjesë e 11-shes që voton për katër kandidatët në garë për pozicionin drejtues në SPAK.