Byroja Kombëtare e Hetimit kërkon të zgjerohet me 10 oficerë të tjerë, ku katër prej tyre do të stacionohen te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe te ajo e Doganave, katër të tjerë në katër drejtoritë e Policisë së Shtetit, një në departamentin e kufirit dhe emigracionit dhe një tjetër pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.