Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj dyshohet se janë autorët e vrasjes së biznesmenit Besnik Hida më 1 tetor të vitit 2019. Policia thotë katër vite më vonë, se ka arritur që ta zbardhë krimin, ku 40-vjeçari Besnik Hida mbeti i vrarë me breshëri kallashnikovi në katin e dytë të ambienteve të një lokali në lagjen Skënder Libova në qytetin e Lushnjes.