Emri i biznesmenit Piro Bare, që dyshohet se është porositësi i 22 mijë tonëve naftë ruse të bllokuar në Durrës nuk është i ri për publikun. I njohur ai do të bëhej në fillim të vitit 2014, kur u përfol se ishte në shënjestër të killerit Julian Sinanaj, i arrestuar në atë kohë.