Top News – Biznesmeni i kartave të kreditit/ Propozohet nga SHBA në krye të Bankës Botërore
23/02/2023 22:58

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar ish-shefin e korporatës Mastercard, Ajay Banga, që të drejtojë Bankën Botërore. Lajmi u bë me dije nga Presidenti Joe Biden. Ai vlerësoi eksperiencën e rëndësishme të zotit Banga përballë sfidave globale, përfshirë ato që lidhen me ndryshimet klimatike. Njoftimi vjen pak ditë pasi presidenti i Bankës Botërore David Malpas, i emëruar gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump, njoftoi planet për largim në muajin qershor. Mandati i tij pesëvjeçar do të përfundonte prillin e vitit që vjen. Trajtimi i ndikimit nga ndryshimet klimatike nga institucioni i përbërë nga 170 vende të botës përbën një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara. Figura kryesore për klimën i kanë kërkuar administratës së Presidentit Biden që të shfrytëzojë largimin e hershëm të zotit Malpass si një mundësi për të reformuar institucionin e fuqishëm financiar, i cili është përballur me kritika në rritje lidhur me qasjen ndaj vendeve më pak të pasura dhe përpjekjeve për të adresuar ndryshimet klimatike. Zoti Banga, aktualisht drejtues i lartë në firmën private “General Atlantic”, ka më shumë se 30 vjet përvojë në biznes. Ai ka shërbyer në role të ndryshme në korporatën Mastercard dhe në bordet drejtuese të Kryqit të Kuq Amerikan. Ai ka lindur në Indi dhe është kandidati i parë me origjinë indiane që pritet të drejtojë Bankën Botërore. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha në një deklaratë se përvoja e zotit Banga do të ndihmojë në arritjen e objektivave të Bankës Botërore për eleminimin e varfërisë ekstreme dhe zgjerimin e mirëqenies së përbashkët, ndërsa ndërmerr veprime të duhura që institucioni të përmbushë qëllimet ambicioze për klimën dhe uljen e ndotjes. Pamjet: AFP

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB