Bizneset e mëdha në Kosovë, sidomos ato prodhuese kanë shprehur shqetësimin se mungesa e alternativave në treg për t’u furnizuar me energji elektrike do t’u rrisin kostot operative në nivele të papërballueshme. Sipas vendimit të autoriteteve, nga fillimi i qershorit, kompanitë me mbi pesëdhjetë punëtorë ose me qarkullim mbi dhjetë milionë euro në vit do të detyrohen të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.