Stoku i detyrimeve tatimore të papaguara është rritur përgjatë vitit 2025, që ishte edhe vit elektoral. Sipas administratës tatimore, bizneset kanë më shumë se 194 miliardë lekë borxhe për të paguar. Ky tregues është rritur me 19.6 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga të dhënat e administratës tatimore rezulton se principali i detyrimeve të akumuluara përbën rreth 60% të shumës totale, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.