Pandemia e koronavirusit, vec shëndetësisë, ka dëmtuar rëndë edhe bizneset. Shumë prej tyre kanë falimentuar, dhjetëra e mijëra punonjës kanë humbur vendet e punës dhe shtetet po përpiqen që përmes paketave ekonomike të ndihmojnë bizneset. Maqedonia e veriut, ka miratuar gjithsej 4 paketa rimëkëmbjeje, që përfshijnë ndihma për sektorët privatë dhe qytetarët. Por Kosova, ka vetëm një paketë emergjente, me të dytën që nuk është votuar ende në kuvend. Për kreun e odës ekonomike të kosovës, Berat Rukiqi, qeveritë e maqedonisë së veriut dhe shqipërisë kanë qenë më efikase në marrjen e masave për të ndihmuar bizneset, në krahasim me kosovën.