Gjysma e bizneseve në Shqipëri mbështesin politikën e rritjes së pagave, pavarësisht se kjo politikë sjell një kosto të shtuar për ta. Rezultatet e anketimit u prezantuan në mbledhjen e këshillit të investimeve ku ministrja e financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria është duke planifikuar përcaktimin me ligj të indeksimit të pagave për administratën publike.