Qeveria ka hequr tatim-fitimin për bizneset e vogla si dhe ka fiksuar fashën e re për pragun e TVSH-së në 8 milionë lekë nga 2 milionë që është aktualisht. Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë heqjen e tatimit mbi fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, deri në vitin 2029. Por ky vendim nuk vlen për këtë vit pasi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, dhe nga kjo datë të gjitha bizneset nuk do të paguajnë këtë tarifë.