2 persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar kundrejt parave 6 emigrantë të paligjshëm. Të arrestuarit janë 31-vjeçari Elaudor Çlakaj dhe 34-vjeçari Florjan Toçila, të dy nga Kurbini. Ata u kapën duke transportuar kundrejt parave 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë". Burime zyrtare bëjnë me dije se u sekuestruan 2 automjetet me të cilat po transportoheshin si dhe 2 aparate celulare.