Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të ushtrisë shqiptare prej pak ditësh I janë shtuar disa mjetet taktike të blinduara, duke rritur akoma më shumë kapacitetet operacionale. Autoblindat janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të amerikës. Tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon për anëtarët e saj, pas rritjes së buxhetit për shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së.