Top News/ Bisha me tre koka që ruan portën e ferrit/Iran-Kinë-Rusi i përgjigjen NATO-s me ’Cerberus’
07/02/2024 16:08

Irani tha se do të kryejë një stërvitje të madhe ushtarake me kinën dhe rusinë, brenda pak javësh, si përgjigje ndaj lojërave të luftës që nato ka nisur tashmë në evropë. Admirali Shahram Irani, komandant i marinës iraniane, tha se stërvitja e përbashkët detare do të mbahet para fundit të marsit dhe do të ketë si qëllim rritjen e sigurisë rajonale. Vendi ku do të mbahen këto manovra nuk është konfirmuar ende por me gjasë mund të jetë gjiri i Omanit, ku flotat detare të të tre vendeve kanë kryer stërvitje marsin e vitit të kaluar. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, vende të tjera janë ftuar të marrin pjesë në stërvite, si vëzhgues. Stërvitja është quajtur Cerberus, sipas qenit me tre koka që ruan portat e ferrit në mitologjinë greke. Dhe emri i zgjedhur nuk është i paqëllimshëm. Lideri suprem i iranit, Ali Khamenei, lideri kinez Xi Jin Ping dhe presidenti rus Vladimir Putin, ndajnë një armiqësi të hapur me perëndimin dhe janë etiketuar edhe si aksi i të keqes. Kjo ndodh ndërsa nato ka nisur stërvitjen më të madhe ushtarake të saj që nga lufta e ftohtë, në mesin e tensioneve në rritje në arenën ndërkombëtare. Steadfast Defender 2024 ka nisur tashmë në një hapësirë prej mijëra kilometrash katror në evropë, ndërkohë që armata, flota avionësh luftarakë dhe 90 mijë trupa kryejnë operacione tokësore, detare, ajrore, kibernetike dhe hapësinore. 32 vende janë bashkuar në këtë stërvitje, për tu përgatitur për një sulm të mundshëm të rusisë në evropë.

Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04