Kryeministri Edi Rama i konsideroi të vështira bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e pensioneve. Sot që flasim kemi lidhur marrëveshje me mbi 20 shtete ku marrëveshja më e vështirë ishte ajo me Italinë. Pjesa e fundit dhe kjo e vështirë, lidhja e marrëveshjes me Greqinë. Jemi në diskutime me palën greke por do të kërkojë kohën e vet sepse ka një peshë të caktuar financiare. Kjo shpërblen punën dhe djersën e një numri të madh shqiptarësh”.