Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ndodhet në Kosovë, prej nga pritet të niset më pas për në Serbi, në një përpjekje për nxitjen e palëve drejt procesit të bisedimeve drejt dy vendeve, me qëllim normalizimin e e marrëdhënieve midis tyre. Muajin e ardhshëm pritet edhe një takim ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic i nxirur nga Bashkimi Europian.