Top News – Bisedimet Greqi-Turqi/ Delegacionet takohen sot në Athinë
16/03/2021 12:28

Delegacionet e Greqisë dhe Turqisë do të takohen të martën në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat e kërkimeve të gazit. Ankaraja të hënën u dërgoi notë diplomatike Izraelit, Greqisë dhe Bashkimit Evropian, njoftuan media turke. Ajo u tha atyre se duhet të kërkojnë lejen e saj, përpara çdo aktiviteti në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor, njoftoi të hënën media shtetërore turke. Si Greqia, ashtu edhe Turqia thirren në një sërë traktatesh dekadash të vjetra dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Stamboll, 24 janar 2020. Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore në ujërat pranë bregdetit turk, për të cilët Greqia ka pretendime. Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror. Takimi i së martës pason diskutimet në Stamboll, në janar, të cilat u mbajtën pas presionit të Bashkimit Evropian. Athina, deri më tani, ka shfaqur interesim që të diskutojë vetëm për kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk. Ankaraja megjithatë insiston që bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dyja shteteve.

Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
DIGITALB DIGITALB