Rusia thotë se çdo përpjekje për të biseduar me Ukrainën në lidhje me një armëpushim të mundshëm është e kotë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se negociatat në këtë moment nuk kanë kurrëfarë rëndësie, duke iu referuar përshkallëzimit të konfliktit me ofensivën e Ukrainës në territorin rus. Që prej 20 gushtit, ushtria ukrainase thotë se kontrollonte mbi 93 vendbanime në rajonin e Kurskut, përfshirë këtu edhe qytetin Sudzha. Ëashington Post raportoi më 17 gusht se ofensiva ukrainase në rajonin e Kurskut dyshohet se ndërpreu planet për bisedime sekrete indirekte midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndihmuara nga Katari. Palët planifikonin të diskutonin përfundimin e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, sipas gazetës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, si dhe ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, mohuan çdo negociatë të fshehtë mes dy shteteve.