Irani, Britania, Franca dhe Gjermania mund të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme mbi programin bërthamor të Teheranit, raportoi të dielën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, pas paralajmërimeve nga tre vendet evropiane se dështimi për të rifilluar negociatat do të çonte në rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit. "Në parim është rënë dakord për biseidmet, por konsultimet po vazhdojnë për kohën dhe vendin e bisedimeve. Vendi në të cilin mund të zhvillohen bisedimet javën e ardhshme nuk është finalizuar", raportoi Tasnim, duke cituar një burim të informuar për këtë çështje.