Ish kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami cilëson si totalisht të pavërteta dhe fabrikime bisedat e bisedat e publikuara në media mes saj dhe kryetares së komisionit të ligjeve, deputetes, Klotilda Bushka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Llagami thotë se fabrikimi i tyre është lehtësisht i verifikueshëm, teksa thekson faktin që shpërndarja në media ka ndodhur nga burime anonime.