Sherri me armë mes dy vëllezërve binjakë në zonën e Fushë Mëzezit në Tiranë ka përfunduar me plagosjen tragjike të nipit të tyre të mitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku pas një konflikti mes vëllezërve Nazmi dhe Florant Pëllumbi, që të dy 29 vjeç, ka mbetur i plagosur me tre plumba nipi i tyre, 15 vjeçar. Dy predha e kanë prekur të miturin në shpatull, ndërsa një tjetër në krah. Ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.