Pas 58 seancave parlamentare dhe dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi I Kosovës ka zgjedhur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit, duke I dhënë fund ngërçit politik të krijuar prej rreth 6 muajsh, që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Dimal Basha u votua me 73 vota pro, ndërsa 30 deputetët votuan kundër dhe 3 abstenim. Teksa mori fjalën, Dimal Basha falenderoi deputetët për besimin e dhënë, ndërsa theksoi se tashmë ka përgjegjësi shumë të madhe .