Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Xhorxhtaun në Uashington, ditën e hënë. Ish-presidenti 78-vjeçar, sipas zëvendësshefit të stafit të Clinton u shtrua për analiza në spital, pasi kishte ethe. “Ai është në gjendje të mirë shpirtërore dhe është shumë mirënjohës për kujdesin që po merr”, raporton Associated Press.