Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 47 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 525 mostrave.