Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të suksesshme vizitën në Nju Jork dhe Uashington, ku thotë se pati disa takime të rëndësishme, përfshirë me kongresistë dhe senatorë republikanë e demokratë. I shoqëruar nga Ambasadori Ilir Dugolli, Kurti thotë se diskutoi me kongresistë dhe senatorë, republikanë dhe demokratë mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.