Prokuroria e Posacme antikorrupsion ka paraqitur punën e kryer në harkun kohorë të 30 ditëve të muajit nëntor, nga e cila rezulton se janë konfiskuar 16 pasuri të paluajtshme, 5 pasuri të luajtshme, 11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare.