Në përfundim të mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani kryesoi një takim përmbyllës ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.