Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, vijonë monitorimet intensive të qarkullimit rrugor në të gjtiha akset rrugore nacionale, urbane e rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Monitorimet po kryhen nëpërmjet mjeteve inteligjente shpejtësimatëse, dronëve të cilësisë së lartë, e pajisjeve të tjera bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion.