Bashkia Korçë: Në Njësitë Administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj, aktualisht situata paraqitet drejt normalizimit, pasi uji është tërhequr. Urat në fshatrat Qafëzez e Qinam vijojnë të jenë të bllokuara nga të dyja anët me pengesa, por ka rënie të nivelit të ujit. Bashkia Maliq: Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devollit dhe lumit Dunavecit. Uji në fshatrat Proger dhe Macurisht është tërhequr, dhe personi i humbur është gjetur. Në njësinë Miras, një segment rrugor Sinicë–Dardhë mbeti i bllokuar nga rëshqitja e dherave; ndërhyrja do të fillojë së shpejti. Bashkia Pogradec: Janë evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa. Janë dëmtuar 5 ura : Lumi i Qytetit, Gurore, Rremenj, Lumi i Trehanit. Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit, Gurore, Nj. Dardhas, Bucimas dhe Hudenisht po punohet për neutralizimin. Rezultojnë përmbytje në 3.5 ha tokë të mbjellë.