Shtatë aeroplanë të Forcës Ajrore amerikane janë shkatërruar gjatë konfliktit me Iranin, sipas raportimeve të fundit. Incidentet përfshijnë rrëzimin e tre avionëve F-15 në Kuvajt, ndërsa një tanker KC-135 u rrëzua në Irak gjatë një operacioni, duke shkaktuar humbjen e jetës së gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, por kwto humbje nuk lidhen me sulmet iraniane. Një tjetër avion u shkatërrua në pistë gjatë një sulmi iranian në Arabinë Saudite, ku u raportuan të paktën 10 të lënduar. Ndërkohë, një avion F-35 bëri ulje emergjente pas një goditjeje të dyshuar nga forcat iraniane, ndërsa një tjetër tanker u dëmtua gjatë sulmeve. Pavarësisht këtyre humbjeve, autoritetet amerikane theksojnë se bëhet fjalë për incidente të ndryshme dhe jo të gjitha lidhen drejtpërdrejt me sulme armike. Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbajnë epërsinë globale në fuqinë ajrore, me mbi 13 mijë aeroplanë ushtarakë në dispozicion.