Pas disa ditesh me shifra në rënie të ecurisë së koronavirusit, në kosovë janë raportuar sot tre viktima dhe 79 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë raportoi të premten tre viktima të reja të koronavirusit ndërsa nga gjithsej 764 testime të kryera 24 orët e shkuara, 79 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sipas institutit kombëtar të shëndetësisë publike, 24 orët e shkuara janë shëruar edhe 61 pacientë ndërsa rastet aktive janë 1159. Rasti i parë i koronavirusit u regjistrua në kosovë më 13 mars dhe që atëherë, bilanci total i të infektuarve ka shkuar në 16050. Prej tyre, 14250 janë shëruar ndërsa 641 persona kanë humbur jetën.