Bilanci i koronavirusit në kosovë duket se po vjen në rënie. Në 24 orët e fundit, instituti kombëtar i shëndetit publik ka raportuar 63 raste të reja pozitive në mesin e 634 mostrave të marra. Brenda 24 orëve po ashtu janë raportuar edhe 3 viktima të reja të koronavirusit. Numri total i infektimeve në kosovë që nga fillimi i pandemisë është 15002 ndërsa ai i viktimave, 614. Sipas institutit kombëtar të shëndetit publik në kosovë, janë shëruar 24 orët e shkuara 126 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, deri më sot, është 12451 ndërsa numri i rasteve aktive është 1937. Numri më i madh i rasteve të reja është përqendruar në prishtinë, pasuar nga vushtria, suhareka, fushë kosova, ferizaji etj.