Edhe pse cdo ditë policia raporton se ka shumë të arrestuar dhe pezullohen shumë leje drejtimi, drejtuesit e mjeteve vijojnë të mos tregojne kujdes në rrugë dhe të shkelin rregullat rrugore, duke u ndëshkaur me gjobë apo duke ju pezulluar leja e drejtimit. Nga bilanci i 24 orëve të fundit, shërbiemet policore kanë bërë me dije se janë vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, janë pezulluar 39 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me gjobë 1 mijë e 762 shoferë.