Kater pacientë të sëmurë me covid 19 kanë humbur jetën në kosovë 24 orët e fundit dhe 229 janë infektimet e reja të raportuara nga instituti kombëtar i shëndetësisë publike. Viktimat, sipas njoftimit janë nga prishtina, prizreni, malisheva dhe skenderaj. Rastet e reja, vijnë pas testimit të 1.294 mostrave. Në 24 orët e fundit, sipas raportit, janë shëruar edhe 363 persona. Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 2 janar, 2021, Kosova ka regjistruar 51.731 raste me koronavirus.