Humbjet e regjistruara të Bankës së Shqipërisë me rreth 30 miliardë lekë për vitin 2022, ka sjellë reagimin e ashpër të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, përgjegjësinë për këtë bilanc negativ, Manjani ia vë Guvernatorit, teksa për këtë kërkon edhe dorëheqjen e tij.