Muaji shtator është mbyllur me një bilanc negativ përsa i përket aktiviteteve kriminale dhe veprimtarive që janë në kundërshtim me ligjin në vendin tonë. Bëhet me dije se janë finalizuar 83 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 937 persona. Ndërsa nga kontrollet e kryera në të gjithë vendin janë asgjësuar mbi 60 mijë bimë kanabisi, drogë, armë dhe municion luftarak.