Kryeministri Edi Rama reagoi për arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA-së duke ndihmuar oligarkët rusë. Rama hodhi poshtë akuzat e ish kryeministrit, Sali Berisha për lidhje të forta me McGonigal, duke argumentuar se nëse do të ekzistonte një lidhje e tillë, atëherë kryeministri Rama do të thirrej për të dhënë llogari para drejtësisë amerikane.