Pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë vendin përgjatë javës që lamë pas, situata është stabilizuar, ndërsa ekipet e shërbimeve civile janë në gatishmëri për çdo rast të mundshëm. Autoritetet po përpiqen të menaxhojnë dëmet, të cilat kanë prekur kryesisht rrugët dhe infrastrukturën në disa zona malore. Në Kukës ka pasur probleme në një segment të rrugës që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej, e cila vetëm dy muaj pas përfundimit të punimeve, ka pësuar dëmtime të dukshme.