Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar dy kërkesa proceduriale, të depozituara nga dy të superakuzuar nga drejtësia. Kërkesa e parë ishte ajo e Plaurent Dervishajt, që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg, ndërsa kërkesa e dytë që u rrëzua ishte ajo ndaj Anterio Kaloshit, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, që sfidoi në gjykatë vendimin e Ministrisë së Drejtësisë që e ka vendosur atë në regjimin e ashpër të izolimit, njohur edhe si 41BIS.