Top News – Bie teleferiku, 13 të vdekur/ Tragjedi pranë lago maggiore, rëndë 2 fëmijë
24/05/2021 09:16

13 persona vdiqën dhe 2 mbetën të plagosur rëndë, pas rënies së një teleferiku në shpatin e një mali në veri të Italisë, thanë burimet lokale. Sipas të dhënave të fundit, të plagosurit janë 2 fëmijë të moshave 5 dhe 9 vjec. Njëri nga fëmijët u risoll në jetë pas një masazhi kardiak prej 6 minutash, ndërsa për tjetrin nuk jepen të dhëna të tjera. Aksidenti ndodhi në qytezën turistike Stresa, që shtrihet pranë Lago Maggiore, në rajonin e Piemontes. Pamjet e marra nga shërbimi zjarrfikës, tregojnë mbeturinat e kabinës së teleferikut, në një zonë të pyllëzuar, ku pjerrësia e terrenit e bën shumë të vështirë aksesin. Udhëtimi 20 minutësh me teleferik, lidhte Stresan me majën e malit Mottarone, në një lartësi prej 1500 metrash, nga ku turistët shijonin pamje spektakolare të Alpeve. Sipas burimeve, aksidenti ndodhi 300 metra nga maja e malit. Njëri nga kabllot u këput 100 metra nga shtylla e fundit, atje ku kabina ndodhet më larg nga toka. Që prej orës 12:30 forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë, po punojnë për nxerrjen e trupave. Gjithashtu bëhet e ditur se një makinë zjarrfikëse u përmbys gjatë ngjitjes së malit, por nuk pati asnjë të lënduar.

Marsi kuqezi. Silvinho, ndryshime tek lojtarët?! Mehmeti dhe Muci “kërcënojnë” Brojën e Asanin
03/03 00:05
Vrasja e Khameneit, a do të përshkallzohet lufta? ‘Epstein’, nafta apo territoret, çfarë synohet?
02/03 23:30
Bomba dhe sulme! Bota mban frymën! Preket Shqipëria? Gati rendi i ri botëror nga SHBA?
02/03 22:59
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Mars 2026
02/03 21:01
Zhdukje në heshtje – Shqipëria Tjetër
02/03 20:30
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 19:30
02/03 20:05
Dasina dhe Kris duan një fëmijë bashkë! Por ai “dëshiron” edhe Esmen – Ep.119, 2 Mars 2026
02/03 19:30
Irani sulmon Dubain! Flasin shqiptarët që përjetuan bombardimet- Ftesë në 5, Pjesa 2
02/03 18:04
SHBA–Izrael kundër Iranit: A po nis konflikti më i madh i dekadës?”
02/03 16:32
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 15:00
02/03 15:55
Shpërthen Ilir Demaliaj, zbulon gjithë gënjeshtrat që u thanë gjatë komunizmit – Shqipëria Live
02/03 15:00
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 12:00
02/03 12:57
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 00:00
02/03 09:45
Shqiptarja në Dubai: Situatë e tensionuar, shpërthimet po shtohen. Kufizohen lëvizjet/ Wake Up
02/03 09:32
Episodi i plotë: E Diell 1 Mars 2026 Entertainment Show
01/03 19:31
Lufta Iran-SHBA-Izrael/ Paralajmëron Cako: Pasojat për botën & saga Balluku-Spiropali -Rrethi Katror
01/03 19:30
Gurra Popullore – Thesaret e Lezhës, dasma zadrimore, lahuta & xhubleta – “E Diell”
01/03 16:35
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 15:00
01/03 15:21
Flet për herë të parë Vëllai i Mirit për Selin! Motra e Gimbos: Gjesti për Selin…- Fan Club
01/03 15:04
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 12:00
01/03 12:44
DIGITALB DIGITALB