Top News – Bie shi zjarri mbi Izrael, Irani hakmerret / ’Iron Dome’ dështon, viktima në Tel Aviv
14/06/2025 12:55

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se ushtria e tij do të ndërmarrë sulme të mëtejshme kundër Iranit në një operacion ushtarak që synon objektet bërthamore dhe ushtarake të armikut të betuar të Izraelit. Pak pas mesnate të shtunën, Izraeli tha se ushtria e tij kishte interceptuar një valë të re raketash iraniane tokë-tokë në Tel Aviv, Haifa dhe Jerusalem. Kjo është dita e dytë radhazi që Irani kryen sulme ajrore në Izraeli, si përgjigje hakmarrëse për një sulm shkatërrues që Izraeli i kreu një ditë më herët kundër objekteve të lidhura me programin bërthamor të Teheranit. "Sirena u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi u identifikuan raketa nga Irani drejt shtetit të Izraelit", tha ushtria izraelite. Nuk ka shenja se përplasjet e reja mes këtyre dy vendeve të Lindjes së Mesme do të ndalen. Ndërsa sirenat binin në orët e para të mëngjesit të shtunën, transmetimet e drejtpërdrejta televizive shfaqën një shpërthim të madh rreth orës 01:15 në Tel Aviv. Pamjet e mëvonshme shfaqën dëme në një kompleks apartamentesh, ndonëse hollësitë ishin të paqarta. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore, ashtu siç kishin bërë një ditë më parë. Rreth katër orë më vonë, ndërsa po zbardhte dita në Izrael, u raportua për sulme me raketa në disa qytete. Shumica e raketave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, por zyrtarët raportuan dëme në disa shtëpi. Zyrtarët thanë se të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane në Izraelin qendror. Kjo valë e fundit bombardimesh erdhi pas një dite të vështirë me sulme ajrore nga të dyja palët. Forcat izraelite kanë vazhduar goditjet ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, duke vrarë një gjeneral të lartë, zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë. Një nga objektivat që u godit në Iran ishte komanda e Gardës Revolucionare Islamike dhe në sulm mbeti i vrarë komandanti i Gardës, gjeneralmajor Hossein Salami, sipas zyrtarëve iranianë. Ndërkohë edhe Irani, në sulmin e tij të fundit, raportohet se shënjestroi selinë qendrore të forcave të mbrojtjes së izraelit, si edhe shënjestra të tjera ushtarake.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02