Optimizmi i përgjithshëm për të ardhmen e ekonomisë ra me 1.6 pikë në muajin nëntor, duke regjistruar muajin e tretë radhazi me rënie. Megjithatë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, niveli aktual i treguesit të ndjesisë ekonomike qëndron 9 pikë përqindjeje mbi mesataren historike.